Sport

Reali pas Pellegrinit

Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit italian Lorenzo Pellegrini. Mediumet spanjolle kanë raportuar se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka kërkuar Pellegrinin, që po refuzon rinovimin e kontratës me Romën, që i skadon në fund të këtij sezoni.

Reali po synon të arrijë marrëveshje me Pellegrinin në fillim të muajit të ardhshëm për ta transferuar në verë si lojtar të lirë. 25-vjeçari është kapiten i Romës këtë sezon dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2017.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në tetë paraqitje për Romën deri më tani.