Sport

Barcelona interesohet për Torresin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Ferran Torresin, i cili është pjesë e Manchester Cityt.

Bëhet e ditur se Barcelona po synon transferimin e Torresit në verën tjetër, pasi po e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit.

21-vjeçari, këtë sezon ka realizuar tri gola dhe ka asistuar një herë në shtatë ndeshje për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Reprezentuesi spanjoll iu bashkua Cityt vitin e shkuar nga Valencia dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro.