Sport

Rashfordi pritet të jetë gati për derbin ndaj Liverpoolit

 

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford pritet të jetë gati për të luajtur prej muajit të ardhshëm. Në fakt, Rashford po planifikon të jetë në fushë në derbin kundër Liverpoolit që do të luhet më 24 tetor, kanë njoftuar mediumet britanike të premten.

Rashford ka qenë jashtë fushës që nga “Euro 2020” dhe pothuajse është rikuperuar nga operimi i krahut.