Barcelona dhe Kayserispor kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Emre Demir. Kostoja e operacionit është 2 milionë euro plus bonuse. 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2027.
Klauzola e largimit do të jetë 400 milionë euro. Lojtari do të qëndrojë me ekipin turk deri në fund të këtij sezoni dhe do t’i bashkohet Barçës B nga sezoni tjetër.
Demir është një mesfushor me tipare sulmuese dhe shihet si një nga talentët me më prespektivë në botë. Ai ka shënuar tre gola në 31 ndeshje me Kayserisporin, ndërsa hyri në histori si lojtari më i ri që shënoi në futbollin turk.