Sulmuesi i krahut Kingsley Coman është rikthyer të enjten në stërvitje te Bayern Munichu pas operimit të zemrës, kanë konfirmuar nga klubi bavarez.
Coman javën e shkuar iu nënshtrua një operimi të vogël në zemër dhe sipas trajnerit Julian Nagelsmann, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Greuther Fuerthit, që Bayerni e luan të premten në kuadër të Bundesligës.
“Coman është rikthyer në stërvitje dhe po vrapon sërish. Jam shumë i lumtur që ai u kthye në fushë”, ka thënë Nagelsmann.
Coman 25-vjeçar këtë edicion ka vetëm katër paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.