Sport

Alexander-Arnold në radarin e Realit

Trent Alexander-Arnold është në radarin e Real Madridit, raportojnë mediumet në Spanjë të enjten.

Madrilenët janë të gatshëm ta transferojnë gjatë verës së vitit të ardhshëm mbrojtësin e Liverpoolit.

Anglezi 22-vjeçar me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Reprezentuesi i Anglisë këtë edicion në pesë ndeshje në të gjitha garat ka asistuar tri herë.