Sport

Arsenali kalon tutje në Kupën e Ligës së Anglisë

Arsenali është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Ligës së Anglisë.

Arsenali e ka mposhtur Wimbledonin me rezultatin 3:0, në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në “Emirates”.

Alexandre Lacazette realizoi nga penalltia në minutën e 11-të për epërsinë e vendasve.

Për 2:0 shënoi Emile Smith Rowe (77’). Derisa golin e tretë dhe të fundit e realizoi Edward Nketiah.

Edhe në këtë ndeshje tek Arsenali nuk luajti Granit Xhaka.