Chelsea e ka mposhtur Aston Villën pas ekzekutimit të penalltive për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Ligës së Anglisë.
Koha e rregullt u mbyll 1:1.
Për Chelsean realizoi Timo Werneri në minutën e 54-të, pas asistimit të Jamesit.
Cameron Archer barazoi shifrat në 1:1 (64’)dhe fituesi u desh të përcaktohet pas gjuajtjes së penalltive, ku më të saktë ishin futbollistët e Chelseat.
Te Aston Villa dështuan Young dhe Nakamba. Kurse te Chelsea vetëm Chilwell nuk ia doli të realizoi, por fal saktësisë së Lukakut, Mountit, Barkleyt dhe Jamesit, ekipi londinez kaloi tutje.