Sport

Milani shënon fitoren e katërt në Serie A

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A, duke e mposhtur Venezian në “San Siro” me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së pestë të elitës së futbollit italian. Brahim Diaz në minutën e 68-të dhe Theo Herandez në minutën e 82-të, realizuan golat e fitores.

Me 13 pikë, Milani është në vendin e dytë me pikë të njëjta me Interin që është lider. Venezia renditet e 18-ta me tri pikë.