Sport

Juventusi shijon fitoren e parë në Serie A, mposht me mund Spezian

 

Skuadra e Juventusit ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion në Serie A. “Zonja e Vjetër” të mërkurën në xhiron e pestë, ka triumfuar në udhëtim ndaj Spezias me rezultatin e ngushtë 3:2. Me këtë fitore, Juventusi ka tubuar pesë pikë pasi ka edhe dy barazime e dy humbje.

Moise Kean (28’), Federico Chiesa (66’) e Matthijs De Ligt (72’) shënuan golat për fitoren e Juventusit. Ndërsa, golat për Spezian, i realizuan Emmanuel Gyuasi (33’) e Janis Antiste (49’). Te Spezia prej minutës së 77-të është inkuadruar reprezentuesi i Shqipërisë, Rey Manaj.