Gjashtë futbolliste shqiptare kanë startuar te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.
Por Maqedonia V. ka humbur thellë të martën në Shkup. Ishte Austria që fitoi 6:0 ndaj përfaqësueses së vendit fqinj.
Suarta Dervishi ishte në portë, ndërsa në mbrojtje luajti Sindis Pollozhani. Mesfusha e Maqedonisë së Veriut përbëhej nga Afrodita Salihi, Hava Mustafa, Rabija Dervishi e Ulza Maksuti. Maqedonia e Veriut është në grupin D të eliminatoreve për Botërorin 2023. Ka humbur dy ndeshjet e para.