Sport

Imeri realizon gol të bukur për Servetten

Kastriot Imeri ka realizuar një supergol nga gjutajtja e lirë të martën në barazimin 2:2 që Servette e arriti në udhëtim ndaj Zuerichut.

Imeri realizoi golin e barazimit për Servetten në minutën e 87-të.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit të Zvicrës.

Imeri u aktivizua për Servetten nga minuta e 14-të. Te Zuerichu titullar ishin Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu dhe luajtën tërë ndeshjen, ndërsa nga minuta e 73-të u aktivizua Bledian Krasniqi, ndërsa në minutën e 90-të Blerim Xhemaili.

Zuerichu kryeson renditjen me 14 pikë pas shtatë ndeshjeve, Servette është e treta me 11 pikë pas 7 ndeshjeve. Baseli zë vendin e dytë me 12 pikë nga 6 ndeshje.