Sport

Shqipëria pëson thellë nga Belgjika

Të martën mbrëma ndeshje kualifikuese kanë luajtur edhe futbollistet e Shqipërisë. Ato janë mposhtur 7:0 në udhëtim nga Belgjika.

Shqipëria javën e kaluar barazoi me Kosovën në Elbasan, por ndaj Belgjikës ishte inferiore.

Belget kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë dhe më pas realizuan edhe gjashtë gola të tjerë. Shqipëria mbetet me një pikë në grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, sa i ka edhe Kosova. Udhëheq Norvegjia me gjashtë pikë, ndërsa Polonia e Belgjika i kanë nga katër.