Sport

Fituesi i Kupës i fundit në Superligë, finalisti i parafundit

 

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, Llapi, dhe finalisti i Kupës, Dukagjini, janë ekipet e vetme pa fitore në pjesën e deritashme të edicionit 2021/2022 të Superligës.

Tashmë janë luajtur pesë xhiro të kampionatit të Kosovës në futboll, ndërsa Dukagjini e Llapi i kanë vetëm nga dy pikë. I mbajnë dy pozitat e fundit.