Ndeshjen e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” kundër Shqipërisë, Hungaria do ta luajë pa praninë e shikuesve.
Përfaqësuesja e Hungarisë është dënuar nga FIFA për fyerjet raciste të tifozëve të saj në drejtim të futbollistëve të Anglisë në ndeshjen e luajtur në fillim të këtij muaji në Budapest. Hungaria është urdhëruar që ndeshjen e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” ta luajë pa praninë e shikuesve, ndërsa Federata hungareze ka marrë gjobë prej 200 mijë frangash zvicerane. Kjo është gjoba më e madhe që ndonjëherë FIFA ia ka shqiptuar ndonjë federate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e ardhshme në kuadër të kualifikimeve, Hungaria do ta luajë kundër Shqipërisë më 8 tetor.