Sulmuesi i krahut, Kingsley Coman ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Interesim për francezin e Bayernit, tashmë kanë shfaqur Liverpooli dhe Chelsea. Coman është i hapur për mundësinë e transferimit në Angli pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon në vitin 2023.
Skuadrat nga Premier League, janë të gatshme të ofrojnë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e francezit, i cili është pjesë e ekipit nga Bundesliga prej vitit 2015.
Këtë sezon, Coman ka katër ndeshje me Bayernin në të gjitha garat. Interesim për francezin kanë treguar edhe Tottenhami e Juventusi.