Barcelona dhe Bayern Munichu janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, kolumbianit Luis Diaz. Bëhet e ditur se dy skuadrat e mëdha të Evropës, tashmë kanë kontaktuar Porton në lidhje me 24-vjeçarin. Dias ka shpërthyer këtë edicion te Porto dhe gjasat janë të mëdha që në miniafatin kalimtar të janarit të largohet nga ekipi portugez.
Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje për Porton në të gjitha garat. Dias iu bashkua Portos në vitin 2019 për shtatë milionë euro kurse kartoni i tij, tani vlerësohet mbi 30 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2024.
Gjithashtu, Dias ka shënuar edhe dy gola në 18 paraqitje për Kolumbinë.