Sport

Unitedi pas Ndombeles

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamin, francezi Tanguy Ndombele, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze. Ndombele është i pakënaqur me situatën e tij te Tottenhami dhe ka kërkuar largimin nga ekipi londinez.

Te Unitedi, ai po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer po insiston për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Ndombele këtë edicion ka vetëm dy paraqitje apo 141 minuta lojë në të gjitha garat për Tottenhamin.

Mesfushori 24-vjeçar është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2019 kur iu bashkua Lyoni dhe me ekipin nga Premier League ka kontratë deri në vitin 2025.