Skuadra e Chelseat ka vazhduar me fitore në Premier League. “Blutë” të dielën fituan derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultatin 3:0.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta nga të dyja ekipet, por që nuk u konkretizuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 45 minutëshin e dytë Chlesea shënoi tre gola. Në minutën e 49-të mbrojtësi Thiago Silva shënoi pas asistimi të Marcos Alonsos.
Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e 57-të me anë të N’Golo Kantes, që shënoi fal një devijimi të topit.
Golin e fundit për Chelsean e shënoi mbrojtësi Antonio Rudiger në kohën shtesë.
Me këtë fitore Chelsea ka 13 pikë ndërsa Tottenhami është në kuotën e nëntë pikëve.