Një tifoz është ankuar se në ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit ka pasur dallavere me bileta.
Sipas tij, kanë hyrë shumë tifozë që s’kanë pasur bileta, ndërsa ai me një video drejtuar Sportit në KTV ka treguar se edhe pse ka blerë biletën nuk i është lejuar hyrja në stadium.
Ndërkaq, ndeshja, të cilën Ballkani po e fiton 1:0 pas pjesës së parë, është ndërprerë përkohësisht nga Policia për shkak se u kërkua largimi i tifozëve të pranishëm nga tribuna në stadium, pasi sipas rregullave të reja të Qeverisë, lejohen vetëm pesë për qind të tifozëve në stadium. Në stadiumin e Ballkanit ka tifozë më shumë të pranishëm sesa është e lejuar me rregulloret për mbrojtje nga COVID-19.
Një tifoz ankohet për “dallavere” me bileta te Ballkani https://bit.ly/3Es7WT8 ?Një tifoz ankohet për “dallavere” me bileta te Ballkani https://bit.ly/3Es7WT8 ?
Posted by Koha.net on Saturday, September 18, 2021