Ikona e futbollit brazilian, Pele, është në gjendje të “qëndrueshme” pasi ndodhej në Njësinë e Kujdesit Intensiv për shkak të problemeve respiratore.
Gjendja e tij ishte keqësuar vetëm pak ditë pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje nën dyshimin për tumor të zorrës së trashë.
Pele ishte lëshuar nga spitali në fillim të kësaj jave, mirëpo ishte rikthyer të premten për shkak të jostabilitetit me frymëmarrjen.
Futbollisti 80-vjeçar raportohet se fillimisht është pranuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ndërkaq më vonë është zhvendosur në një njësi më të lehtë.
Kely Nascimento, vajza e Peles ka bërë të ditur në Instagram se babai i saj po rikuperohet.
“Dje ai ishte shumë i lodhur duke u kthyer një hap prapa. Ndërkaq sot, ai ka lëvizur dy hapa përpara”, ka shkruar ajo.
Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, është i vetmi lojtar në histori të futbollit i cili ka fituar tri Kupa të Botës, në vitin 1958, 1962 dhe 1970. Nga shumëkush, ai konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Në fund të vitit 2014, ai ka vajtuar nga një infeksion në traktin urinar. Pele po ashtu ka vajtuar për vite nga problemet me ijët dhe për këtë arsye nuk mund të ecën pa ndihmë.