Sport

Reali kërkon Pogban e Barellan

Real Madridi po synon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se klubi nga La Liga është duke tentuar t’i transferojë dy futbollistë.

Në listën e presidentit të klubit, Florentino Perez, janë mesfushorët Paul Pogba dhe Nicolo Barella.

Madrilenët tash e disa kohë po tentojnë ta transferojnë Pogban si lojtar të lirë. Ndërsa, veç francezit në listën e dëshirave të Perezit është edhe mesfushori i Interit, Nicolo Barella.

Mesfushori italian nuk ka pranuar ende ta vazhdojë kontratën me zikaltërit.

Real Madridi po tenton ta joshë mesfushorin 24-vjeçar të transferohet në Spanjë.