Strakosha shënon autogol në humbjen e Lazios

Strakosha shënon autogol në humbjen e Lazios
Me autogolin e portierit shqiptar të Lazios Thomas Strakosha, Galatasaray e ka fituar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Ndeshja u zhvillua të enjten dhe i takoi Grupit E.
Strakosha shënoi autogol në tentim për ta larguar topin mbi portë në minutën e 67-të.
Titullar te Lazio ishin portieri Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, kurse Vedat Muriqi në stol.
Muriqi në minutën e 56-të u inkuadrua në fushë.
Strakosha e nis me gafë sezonin e ri
Thomas Strakoshës për herë të parë këtë edicion iu besua pozita e startuesit te Lazio, në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.
Por shpërblimin e trajnerit Maurizio Sarri nuk e ka kthyer në mënyrën më të mirë vetë portieri shqiptar, që ka bërë një gafë të tmerrshme duke i dhënë epërsinë Galatasarayt kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë.
Sarri po e preferon si portier të parë Pepe Reinan për shkak të lojës së mirë me këmbë të këtij të fundit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Messi jashtë garës për Topin e Artë për herë të parë që nga viti 2005

Barcelona regjistron lojtarët kyç para ndeshjes me Vallecanon

Dortmundi fiton me rikthim të rezultatit

Kovaçi kundër ish-skuadrës, Bayernit

PSG-ja luan ndeshjen e parë në shtëpi

Milani nis mbrojtjen e titullit ndaj Udineses

Tottenhami do ta ketë testin e vërtetë në fundjavë

Solomoni i bashkohet Gjilanit

Avdijaj e vlerëson startin te Zuerichu si më të mirin në karrierë

Peja kompletohet me basketbollistë të huaj, ka ende vende të lira për vendorë

Pritjet e Lulanoviqit për suksesin historik të Ballkanit
