Sport

Liverpooli kalon në epërsi

Skuadra e Liverpoolit ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Anfield Road” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ishte Trent Alexander-Arnold, ai që zhbllokoi rezultatin.

Alexander-Arnold shënoi në minutën e nëntë pas bashkëveprimit me Mohamed Salahun në krahun e djathtë përpara së të futet në zonë dhe ta mposht portierin e ekipit italian. Kjo ndeshje i takon Grupit B të Championsit.

https://streamwo.com/j1aGtpf