Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi triumfon në Stamboll

Borussia Dortmundi e ka mposhtur kampionin e Turqisë, Beshiktashin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Dueli i luajtur në Stamboll të enjten në kuadër të Grupit C të Championsit, është mbyllur me rezultatin 2:1 në të mirë të ekipit nga Bundesliga.

Jude Bellingham e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 20-të kurse rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi sulmuesi norvegjez Erling Haaland në minutat shtesë të pjesës së parë. Golin e nderit për Beshiktashin, e shënoi Francisco Montero (94’). Pjesë e këtij grupi, janë edhe Sportingu e Ajaxi që do të luajnë nga ora 21:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo