Sport

Nuhiu i Dritës thotë se Ballkani mori një pikë për të cilën kishte ardhur

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mendon se skuadra që ai drejton ishte më kërkuese në duel me Ballkanin.

Sipas tij, Ballkani e mori atë për të cilën kishte udhëtuar. Drita dhe Ballkani luajtën baras 0:0, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës.

“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani ka kishte analizuar mirë. I përgëzojë lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë. Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkojë. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu.

Për Dritën ishte barazimi i dytë pas ndeshjeve dhe me tetë pikë zë vendin e dytë.

Tetë pikë i ka edhe Ballkani që është i pari. Edhe për ekipin nga Suhareka ishte barazimi i dytë këtë edicion.