Sport

Rasti i Rrahmanit e Muriqit në Ligën e Evropës

Descriptive Text

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet ta ketë rastin të luajë për herë të parë këtë edicion për skuadrën e Napolit.

Ai pritet të jetë titullar në ndeshjen që Napoli e luan të enjten ndaj Leicester Cityt në kuadër të Ligës së Evropës.

Mundësi të dëshmuar vlerat e tij do të ketë edhe Vedat Muriqi. Edhe sulmuesi i Kosovës pritet të jetë titullar te Lazio që do të përballet të enjten ndaj Galatasarayt të Turqisë. Muriqi për Lazion këtë edicion në Serie A ka zhvilluar 23 minuta në tri ndeshje, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol.