Sport

Hendboll, Besa Famgas forcohet me dy lojtarë të huaj

Kampionia e Superligës së Kosovës në hendboll, Besa Famgas është përforcuar me dy lojtarë të huaj për sezonin e ri.

Klubi nga Peja, të mërkurën ka njoftuar se ka angazhuar hendbollistët nga Mali i Zi, Alot Balsha Raçiq e Denis Shabanoviq.

Në njoftimin e Besës thuhet së bëhet fjalë për dy lojtarë cilësorë që do ta ndihmojnë ekipin për të arritur synimet që ka.

Ndërsa, kontributi i tyre pritet të jetë i madh në ndeshjet evropiane që Besa i luan muajin e ardhshëm.