Sport

Futbollistet e reja të Afganistanit ikin për në Pakistan

Futbollistet e reja të Afganistanit kanë ikur për në Pakistan. Futbollistet juniore të Afganistanit kanë kaluar një muaj, duke u fshehur nga frika e shtypjes së të drejtave të grave nga talebanët, raporton BBC.

Futbollistet e përfaqësueses “A” të Afganistanit janë larguar për në Kalub muajin e kaluar, por ekipi i të rejave mbeti i ngujuar, pasi kishte mungesë të pasaportave dhe të dokumentacionit të nevojshëm.

32 futbollistet dhe familjet e tyre siguruan vizat pasi qeveria lobimit nga “Futbolli për Paqe”.

Zyrtarët kanë thënë se grupi, në total prej 115 personave, do të udhëtojë nga Peshawari për në qytetin lindor Lahore, ku do të akomodohet në selinë e Federatës së Futbollit të Pakistanit.