Sport

Mueller: Jemi shumë të kënaqur, fitorja sinjal i rëndësishëm

Te kampioni i Gjermanisë, Bayerni, janë shprehur shumë të lumtur për fitoren 3:0 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Bayerni ka dominuar plotësisht dhe ka fituar 3:0 në fund, në nismë të Ligës së Kampionëve. Golin e parë e shënoi Thomas Mueller, që ka marrë lëvdata të mëdha nga bashkëlojtarët.

“Kemi mundur të shënojmë edhe një apo dy gola. Është shumë kënaqësi të luash këtu. Djemtë e kanë shijuar. Kur fiton 3:0 në Camp Nou është sinjal shumë i rëndësishëm. Ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë Mueller.