Sport

Shifrat e frikshme të Lewandowskit

Foto: FC Bayern / Facebook

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka shënuar dy herë në fitoren 3:0 të Bayernit ndaj Barcelonës.

Ai tashmë ka 22 gola në 17 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ka njoftuar UEFA. Madje të gjitha këto ndeshje i ka fituar. Lewandowski është shpallur lojtar i ndeshjes në “Camp Nou”.

“Lewandowski ishte klinik dhe vendimtar, si zakonisht. Performoi në nivel shumë të lartë para portës”, ka thënë Roberto Martinez i komitetit teknik të UEFA-s.