Sport

Barcelona pa asnjë goditje të saktë, për herë të parë në Champions

Barcelona është dominuar nga Bayerni, që ka fituar 3:0 në “Camp Nou”.

Për më tepër, skuadra e njohur spanjolle nuk ka pasur asnjë goditje të saktë gjatë ndeshjes me Bayernin.

Dhe kjo Barçës i ka ndodhur për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Barcelona i kishte tri goditje të pasakta dhe dy të bllokuara. Ndërkohë Bayerni i kishte shtatë goditje në portë, gjashtë të pasakta e katër të bllokuara.