Sport

Gjimshiti starton në barazimin e Atalantas

Berat Gjimshiti ka startuar të martën mbrëma te Atalanta që barazoi 2:2 në udhëtim me Villarrealin.

Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 61-të, kur u zëvendësua nga Merih Demiral. Remo Freuler kaloi në epërsi Atalantan në minutën e gjashtë.

Për 1:1 shënoi Manuel Trigueros në minutën e 39-të. Arnau Danjuma kaloi në epërsi Villarrealin (2:1) në minutën e 73-të. Por italianët nuk u ndalën dhe në minutën e 83-të barazuan rezultatin në 2:2. Robin Gosens ishte golashënues. Francis Coquelin i Villarrealit u përjashtua në minutën e 84-t, pas kartonit të dytë të verdhë.