1 perditesime
Sport

Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit
Foto: AP
22:51

Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Chelsea e ka nisur me fitore rrugën drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Champions League.

Të martën në “Stamford Bridge” skuadra e udhëhequr nga trajneri, Thomas Tuchel, fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Zenit St. Petersburg.

Golin e vetëm për “Blutë e Londrës” e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku. Kjo ndeshje i takoi grupit H.

22:34

Lukaku kalon në epërsi Chelsean

Romelu Lukaku ka shënuar për epërsinë e Chelseat ndaj Zenit St. Petersburgut.

Lukaku ka shënuar për 1:0 në minutën e 69-të të takimit të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Juventusi po udhëheq 3:0 ndaj Malmos.

https://streamye.com/vv5qk?fbclid=IwAR1hZvTFi3FH9KX1Negpjt3Wy9vWEUIhcAPgoK-oi3a_Phmgc71f_RldeyA