4 perditesime
20:43

Goli i Ronaldos nuk mjafton, Unitedi mposhtet në Zvicër

Goli i hershëm i Cristiano Ronaldos nuk i ka mjaftuar Manchester Unitedit. Në hapje të Ligës së Kampionëve, Unitedi humbi 2:1 nga Young Boysi, kampioni i Zvcirës. Helvetikët fituan 2:1, falë golit të shënuar në minutën e 95-të.

Një gabim i rëndë i Jesse Lingard i kushtoi Unitedit me pikë. Ai bëri pasim të tmerrshëm në drejtim të portierit, por topi shkoi te Theoson Jordan Siebatcheu, që shënoi me goditje nga zona. Ronaldo kishte shënuar në minutën e 13-të për 1:0 në të mirë të Manchester Unitedit. Gjiganti anglez mbeti me një lojtar më pak në minutën e 35-të. Aaron Wan-Bissaka u përjashtua direkt me të kuq për start shumë të rrezikshëm. Shifrat u barazuan në minutën e 66-të. Nicolas Ngamaleu shënoi nga afërsia, ndërsa Young Boysi në fund e fitoi gjithë ndeshjen.

https://streamwo.com/RjEWJ0V

20:12

Young Boysi barazon rezultatin

Skuadra e Young Boysit e ka barazuar rezultatin ndaj Manchester Unitedit në 1:1.

Golin e barazimin për kampionin e Zvicrës, e shënoi Moumi Ngamaleu në minutën e 66-të nga afërsia.

Unitedi kaloi në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 13-të me Cristiano Ronaldos kurse prej minutës së 35-të po luan me një lojtar më pak, pasi Aaron Wan-Bissaka u përjashtua me karton të kuq.

19:41

Unitedi në epërsi pas pjesës së parë, Sevilla po barazon me Salzburgun

Manchester Unitedi e ka përfunduar në epërsi pjesën e parë ndaj Young Boysit 1:0 në ndeshjet e Grupit F të Ligës së Kampionëve që po luhet të Zvicër.

Golin e vetëm për Unitedin, e ka shënuar portugezi Cristiano Ronaldo në minutën e 13-të pas asistimit të Bruno Fernandesit. Prej minutës së 35-të, Unitedi është me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit G, Sevilla po barazon 1:1 në shtëpi kundër Salzburgut. Golin për Sevillan e realizoi Ivan Rakitiqit (42’) nga penalltia derisa edhe Salzburgu shënoi nga pika e bardhë nëpërmjet Luka Suçiqit (21’). Gjithashtu, Sevilla ka humbur edhe dy penallti tjera në këtë ndeshje. Karim Adeyemi dështoi në minutën e 13-të ndërsa në minutën e 37-të, Suçiq nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë sikurse më herët.

https://streamwo.com/2dXl9OI

19:09

Ronaldo kalon në epërsi Unitedin ndaj Young Boysit

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Young Boysit në minutën e 12-të, në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze pas një aksioni fantastik arriti të shënoi golin e epërsisë. Në minutën e 12-të, Bruno Fernandes e shërbeu bukur në zonë Cristiano Ronaldon që shënoi për 1:0.

https://streamwo.com/7eqmmL1

17:56

Ronaldo nga minuta e parë në Champions ndaj Young Boysit

Manchester Unitedi do ta nis aventurën në Ligën e Kampionëve në udhëtim te Young Boysi në fazën e grupeve.

Skuadra angleze synon ta nis me fitore edicionin e ri të Championsit. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer në këtë ndeshje nga minuta e parë ka vendosur të startoj me yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon. Young Boys: Ballmoos; Hefti, Lauper, Camara, Garcia; Pereira, Sierro; Fassnacht, Aeblscher, Ngamaleu; Elta Man United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fred, Van de Beek, Fernandes, Pogba, Sancho; Ronaldo.