Sport

Ismet Munishi i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por jo edhe me rezultatin

 

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij por jo edhe me rezultatin e arritur ndaj Dukagjinit.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin pasi çdo ndeshje hyjmë për fitore. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën arritëm të krijojmë raste Dukagjini u mbrojtës shumë mirë me 10-të futbollistë ne krijuam raste të mira shënimi dhe nuk arritëm t’i shënonim. Është një kampionat i vështirë nuk ka skuadra që janë inferiore pasi po shohim befasitë që po ndodhin. Disa skuadra janë të organizuara më mirë dhe kanë fondin e mirë të lojtarëve mirëpo nuk do të thotë që do të janë vetëm këto skuadra kampionati është i luftuar mjaftë mirë dhe Drenica ka bërë gjithashtu ndeshja të mira dhe përgjithësi të gjitha ekipet janë të mira këtë edicion”, deklaroi Munishi.