Sport

Southgate ka frikë se plani për Botëror çdo dy vjet rrezikon traditën e çmuar

Foto: AP
 

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, shprehu frikën e tij të martën se Kampionati Botëror mund të humbasë nga shkëlqimi i tij nëse mbahet çdo dy vjet, duke paralajmëruar se garat e tjera do të duhen sakrifikuar për ta bërë këtë të mundshme.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili tani është drejtor i zhvillimit në organin qeverisës botëror të futbollit, FIFA, ka bërë thirrje që gara e futbollit botëror të bëhet ngjarje dyvjeçare. Southgate zbuloi pas fitores 4:0 të Anglisë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022” kundër Andorrës, se ai kishte folur me francezin në lidhje me propozimet që i kishte bërë. Trajneri i Anglisë është i prirë për një rishikim të kalendarit të futbollit, me lojtarët që mund të lodhen nga kërkesat në rritje të klubeve dhe ndeshjet ndërkombëtare.