Sport

Lukaku u lëndua në ndeshjen kundër Çekisë

Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit që e luajti me Belgjikën ndaj Çekisë të dielën mbrëma në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Sulmuesi ka pasur një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë, dhe është detyruar ta lëshojë fushën në minutën e 81-të.

28-vjeçari dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të kthehet te Chelsea.

Vetë lojtari ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

“Do të bëj ekzaminime mjekësore për të kuptuar lëndimin. Besoj se nuk do të jetë diçka serioze”, deklaroi Lukaku.

Për Lukakun ndeshja e djeshme ishte e 100-ta me fanellën e Belgjikës. Ai realizoi një gol dhe asistoi një tjetër. Belgjika triumfoi 3:0 ndaj Çekisë duke mbajtur pozitën e parë në Grupin E të eliminatoreve.