Skuadra Prizreni-16 është finalisti i parë i turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen gjysmëfinale të luajtur të premten në Prishtinë, ekipi prizrenas ka triumfuar ndaj Pejës me rezultatin 96:85.
Për Prizrenin-16, kjo është fitorja e dytë në këtë turne, pasi në çerekfinale e eliminoi edhe skuadrën e Dritës.
Plejmejkeri Ivan Koljeviq ishte më i dalluari te prizrenasit, pasi ndeshjen e mbylli me 24 pikë e nëntë asistime.
Ndërsa, pikë dyshifrore realizoi edhe Urim Zenelaj që krahas 20 pikëve i shtoi edhe shtatë kërcime derisa Arti Hajdari shtoi 14 pikë.
Te Peja, që në çerekfinale e eliminoi Sigal Prishtinën, më i dalluari ishte Dardan Berisha me 26 pikë të shënuara, i përcjellë nga Henrik Shirko me 22 sosh.
Në finale, Prizreni-16 e pret fituesin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale që luhet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës prej orës 19:00.