5 perditesime
22:37

Shqipëria mposhtet thellësisht nga Polonia

Shqipëria ka regjistruar humbjen e dytë në katër ndeshje në kualifikimet për Botërorin 2022, duke u mposhtur me rezultat të thellë 4:1 nga Polonia.

Polakët e gjetën golin e avantazhit pas 12 minutave me autor Robert Lewandowskin, ndërsa në minutën e 25-të barazoi Sokol Cikalleshi.

Por kjo ishte e tëra çka mundi të bënte Shqipëria, pasi në vazhdim pësoi tre gola.

Adam Buksa (44’), Grzegorz Krychowiak (54’) dhe Karol Linetty (89’) realizuan për fitoren e Polonisë.

Shqipëria bie në vendin e katërt me gjashtë pikë në Grupin I, kurse Polonia ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë. Anglia i prin tabelës me 12 pikë, kurse Hungaria gjendet e treta me shtatë pikë. Andorra në vendin e pestë ka tre pikë, ndërsa San Marino nuk ka asnjë pikë në vendin e gjashtë.

22:02

Shqipëria pëson edhe golin e tretë

Shqipëria ka pësuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Polonisë.

Grzegorz Krychowiak realizoi në minutën e 54-të, pasi një depërtimi të mirë të Lewandowskit nga e djathta.

 

 

21:33

Polonia e mbyll në epërsi pjesën e parë

Polonia e ka shënuar golin e epërsisë ndaj Shqipërisë në minutat e fundit të pjesës së parë.

Adam Buksa në minutën e 44-të realizoi për 2:1.

 

 

21:13

Shqipëria barazon rezultatin

Shqipëria ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Polonisë.

Asistimin e Klaus Gjasulës e shfrytëzoi mjaft mirë sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili barazoi shifrat në minutën e 25-të.

 

 

21:02

Lewandowski i jep epërsinë Polonisë përballë Shqipërisë

Polonia ka shënuar golin e avantazhit pas 12 minutave ndaj Shqipërisë.

Sulmuesi Robert Lewandowski realizoi me kokë për të mposhtur Etrit Berishën.

 

 

18:48

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Polonisë

Shqipëria e ka publikuar dy orë më herët formacionin zyrtar për ndeshjen në udhëtim kundër Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘’Katari 2022’’ në Grupin I.

Skuadra e drejtuar nga Edy Reja ka gjashtë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Polonia ka katër sosh.

Cikalleshi e Manaj do t’i prijnë sulmin në skemën 3-5-2 të teknikut italian.

Ndeshja fillon në orën 20:45. 

Image