Sport

Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Gjeorgjisë

Kosova do të luajë sot në Batumi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B të eliminatoreve për Botërorin 2022 në Katar.

Dardanët nuk kanë asnjë pikë nga dy ndeshjet e zhvilluara për kualifikimet e Botërorit, pasi u mposhtën nga Spanja e Suedia. Gjeorgjia ndërkohë ka një pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara, duke barazuar me Greqinë, teksa u mposht nga Spanja dhe Suedia.

Formacioni i Bernard Challandes është i njëjtë me atë çfarë ka raportuar KOHA mëngjesin e sotëm. 

Ndeshja fillon nga ora 18:00.

Formacionet e të dy ekipeve:

Image