Sport

Xheko do të jetë mbështetës i madh i Romës

“Romës i uroj fat të mirë. Unë gjithmonë do të jem mbështetës i Romës në 36 ndeshjet tjera në Serie A”, ka thënë sulmuesi i Interit, Edin Xheko, raporton Sky Sports.

Xheko kaloi tek Interi nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai realizoi një gol për Bonje e Hercegovinën në barazimin kundër Francës të mërkurën mbrëma.

Xheko mendon se mosha nuk do ta ndalojë atë që ta ndihmoi skuadrën dhe kombëtaren.

35-vjecari ka theksuar se është i fokusuar që ta ndihmoi Interin dhe nuk mendon fare për çmimin e shënuesit më të mirë.

“Do të doja të shënoja në çdo ndeshje, por kjo është e pamundur. Por do të bëjë çmos për të ndihmuar ekipin të fitojë. Unë vetëm dua që Interi të fitojë. Suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se sa suksesi i një individi”, deklaroi Xheko.

Ai ka shënuar një gol për Interin në dy ndeshjet e para.