Drejtori i Romës, Tiago Pinto ka konfirmuar se Granit Xhaka kishte dëshirë t’i bashkohej ekipit nga Serie A, por ishte skuadra e Arsenalit që nuk lejoi transferimin e mesfushorit në Itali.
Në fakt, Roma disa herë tentoi ta bind Arsenalin në lirimin e Xhakës, por londinezët ishin të vendosur për ta mbajtur mesfushorin në ekip.
“Xhaka donte të vinte te Roma, por Arsenali nuk e kishte ndërmend ta shiste në ato momente, kështu që nuk u realizua transferimi. Nuk kishte të bëjë me buxhetin, sepse të gjithë e dinin se ne ishim të interesuar për Granit Xhakën.
Por, pasi negociatat nuk vazhduan me Arsenalin, ne u fokusuan tek lojtarët tjerë”, ka thënë Pinto në një intervistë për mediumet italiane.