Jordan Henderson ka firmosur kontratë të re afatgjate me Liverpoolin. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit anglez.
Henderson ka 10 vjet te klubi anglez. Ai ka firmosur kontratën e re të martën në zyrat e klubit. Kontrata e re do të jetë valide deri në vitin 2025.
“Jam shumë i nderuar dhe krenar që do të vazhdojë këtë rrugëtim. Jam i lumtur që më në fund ka mbaruar kjo dhe po koncentrohem tash para stinorit që na pret”, ka thënë Henderson.
Henderson ishte transferuar te Liverpoolit dhjetë vjet më parë nga Sunderlandi.
Ai ka luajtur 394 ndeshje për klubin anglez dhe ka realizuar 30 gola gjatë kësaj periudhe.