Sport

Andi Zeqiri huazohet te Augsburgu

Sulmuesi i Brighton, Andi Zeqiri, ka kompletuar huazimin e tij për një sezon te skuadra gjermane Augsburg.

22-vjeçari që reprezenton Zvicrën nënshkroi me Brightonin në tetor të vitit 2020, duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Zeqiri nuk pati hapësirat e duhura te ekipi anglez dhe tani do ta provojë fatin në Bundesligë. Ai është ftuar nga Zvicra për ndeshjet e shtatorit.