Sport

Avdijaj firmos me Hartbergun

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj, do ta vazhdoj karrierën në Austri. Avdijaj të dielën, është prezantuar te skuadra elitare e Austrisë, Hartbergu.

Ai te Hartbergu është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Avdijaj ka thënë se është i lumtur që do të jetë pjesë e Hartbergut dhe me padurim pret t’i bashkohet ekipit të ri.

“Me padurim pres t’i bashkohem Hartbergut, që është një klub i madh dhe shumë stabil. Dua sërish të tërheqi vëmendjen me paraqitjet e mia dhe të dëshmoj se kush jam. Hartbergu është adresa perfektë për këtë. Klubi beson në mua dhe unë kam besim në klub. Mendoj se do të jemi të suksesshëm së bashku, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Avdijaj në prezantimin e tij.

Para Hartbergut, Avdijaj karrierë ka bërë edhe te Sturmi, AEL Limassoli, Heartsi, Trabzonspori, Emmeni, Willem II, Roda dhe Schalke.

Pas gjashtë xhirove të luajtura këtë edicion në Bundesligën e Austrisë, Hartbergu zë vendin e parafundit në tabelë me pesë pikë të mbledhura.