Sport

Në arenat e “US Open” pranohen vetëm tifozët e vaksinuar

 

Vetëm tifozët me vaksinën kundër koronavirusit do të pranohen në arenat ku do të zhvillohet turneu i tenisit “US Open”. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky rregull nuk do të vlejë për fëmijët nën moshën 12-vjeçare.

Deri tani është thënë se në arena do të kenë të drejtë të hyjnë edhe ata të cilët nuk janë vaksinuar, por do të obligohen ta vendosin maskën. Megjithatë, ky rregull nuk do të vlejë më.