Xherdan Shaqiri mund të debutojë me Lyonin në kampionatin francez. Sulmuesi i krahut, që u transferua nga Liverpooli te skuadra franceze, është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij të ri.
Shaqiri është përfshirë në ekipin e Lyonit për ndeshjen kundër Nantes që zhvillohet sonte dhe i takon xhiros së katërt të kampionatit francez.
Lyoni do të jetë mysafir i Nantesit në ndeshjen që nis nga ora 21:00.
29-vjeçari iu bashkua Lyonit javën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024.