Sport

Shaqiri: Me Lyonin kam qenë në kontakt para një viti

Ylli kosovar i futbollit Xherdan Shaqiri ka thënë se me Lyonin ka qenë në kontakt qysh vitin e kaluar. Ai ka treguar se gjithmonë ishte i vendosur të transferohej te Lyoni, por se të vështira ishin bisedimet mes Lyonit e Liverpoolit.

Shaqiri është transferuar te Lyoni pak ditë më parë nga Liverpooli për gjashtë milionë euro.

Te klubi francez ai është prezantuar në konferencë për media sonte.

“Unë kam qenë para një viti në kontakt me Lyonin. Nuk kam menduar, se do të shkonte aq shpejt. Është një plus i madh për mua, që do të jem më afër familjes sime në Zvicër. Për mua ka qenë qind për qind e qartë se dua të vijë këtu. Vetëm bisedimet me Liverpoolin ishin pak të vështira. Por tash mund të fillojë punën”, ka thënë Shaqiri.“Edhe trajneri më donte, po ashtu edhe Juninho. Është me rëndësi, që kam një vetëbesim të mirë. Dua të jap më të mirën për skuadrën dhe të ndihmojë lojtarët e rinj. Duam të luajmë futboll të mirë e atraktiv.

Shaqiri ka thënë se i pëlqen projekti i Lyonit dhe se shpreson të fitojë shumë tituj.

“Unë kam thënë në fillim se dua të vijë këtu. Këtu kanë një projekt fenomenal dhe një trajner të mirë, Peter Boszin, i cili më pëlqen shumë. Unë dua të përmirësohem e të fitojë shumë tituj. Lyoni është një top-skuadër në Francë, që dëshiron të jetë edhe e suksesshme. Dua të ndihmojë skuadrën në fushë dhe të sjellë një lloj mentaliteti fitues. Me Emersonin, të cilin e njoh nga Premier League, Lyoni ka transferuar një top-lojtar. Mezi po pres. Për të fituar tituj, duhen top-lojtarë. Duhet të fitohet çdo ndeshje. Dhe ne kemi çdo gjë për t’u dhënë tifozëve atë që e meritojnë. Duhet të tregojmë këtë në fushë”, ka thënë Shaqiri.

E drejtori sportiv i Lyonit, Juninho, ka treguar arsyet që çuan deri te transferimi i Shaqirit.

“Uria e tij për tituj dhe këmba e majtë ishin arsye pse e kemi marrë”, ka thënë drejtori sportiv i Lyonit, Juninho.