Sport

Shaqiri mund të debutojë kundër Nantesit

 

Trajneri holandez i Lyonit, Peter Bosz, ka folur të mërkurën në konferencën për shtyp dy ditë para duelit kundër Nantesit në elitën e futbollit francez. Tekniku holandez i vlerësoi lartë aftësitë e reprezentuesit shqiptar të Zvicrës.

Shaqiri e kompletoi transferimin te Lyoni nga skuadra e Premier Leagues, Liverpooli, për 9.5 milionë funte gjatë kësaj jave.